Macet ndikohen nga karakteri i njerëzve

Life style

Macet ndikohen nga karakteri i njerëzve

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Personaliteti i padronit mund të influencojë sjelljet e kafshëve shtëpiake. Veçanërisht nëse padroni ka karakter të keq, pra është grindavec e nevrik, janë kryesisht macet ato që e vuajnë më tepër në anën e tyre shëndetësore, duke zhvilluar probleme me peshën, sjellje agresive dhe me ankth.

Në këtë konkluzion kanë mbërritur kërkuesit e Nottingham Trent University të cilët kanë analizuar të dhënat e rreth 3500 personave dhe maceve të tyre. Nga testet psikologjike rezultoi se të gjithë ata padronë që kishin probleme nervozizmi, paqëndrueshmërie, irritimi etj., kishin mace të cilat kishin shqetësime me peshën dhe sjelljen agresive.

Ndërkohë që kjo gjë nuk u verifikua tek njerëzit që ishin socialë dhe me pesonalitet më tolerant.Madje kafshët e atyre që kishin karakter pozitiv ishin më të shëndetshëm, më të afrueshëm dhe me natyrë mjaft të butë. Studimi është publikuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave, Plos One.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat