Zgjatjani jetën luleve të freskëta: Me këto truqe lulet mund të zgjasin edhe deri në 12 ditë! - Bota Sot
Zgjatjani jetën luleve të freskëta: Me këto truqe lulet mund të zgjasin edhe deri në 12 ditë!

Life style

Zgjatjani jetën luleve të freskëta: Me këto truqe lulet mund të zgjasin edhe deri në 12 ditë!

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 09:19
Ilustrim

Po ju tregojmë disa truqe se si t’i ruani bukurinë dhe freskinë e luleve së që sapo i keni ndukur!

Lulet e freskëta janë mënyra e shkëlqyeshme që ta freskoni hapësirën dhe të fusni ngjyrat e ambientit tuaj.

Nëse kujdeseni në mënyrë adekuate për to, ato pas prerjes do të zgjasin nga 7 deri në 12 ditë, ndërkaq ne po ju tregojmë disa truqe se si ta ruani bukurinë dhe freskinë e luleve të sapokëputura!

Keni parasysh që lulja e këputur e do freskinë, andaj mbajeni larg nga drita e diellit.

Gjithashtu, shmangni vendosjen e luleve në afërsi të aparateve siç janë koftori, aparatet e klimës dhe ventilatori.

Luleshitësit këshillojnë që lulen e këputur të mos e mbani afër dritares së hapur dhe pemëve të freskëta.

Për të mbajtur lulen sa më gjatë të freskët, në ujë mund të shtoni pak sheqer dhe lëng limoni.

Shumica besojnë që jetëgjatësia lules së këputur do të zgjatet edhe me pak sodë, disa pika vodke apo ndonjë monedhë të vogël në ujë. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...