Tri vijat në dorën tuaj: Ky është kuptimi i tyre

Life style

Tri vijat në dorën tuaj: Ky është kuptimi i tyre

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Pëllëmbat e dorës tuaj mbajnë mjaft një histori, e cila mund të zbuloj shumë për personalitetin e dikujt dhe si veprojnë ndaj të tjerëve.

Nëse i hidhni një sy pëllëmbës së dorës, do të vini ri 3 vija kryesore me madhësi të ndryshme. Këto 3 vija përfaqësojnë pjesët kritike të jetës, siç janë zemra, koka dhe linjat e jetës.

Të gjitha këto mund të tregojnë një pjesë të personalitetit tuaj, raporton “Natural Solution Magazine”.

Vija e zemrës:

Kjo vijë i referohet dashurisë, mund të tregoj informacione për gjendjen emocionale dhe rrjedhjen e lidhjes së tyre me të tjerët, transmeton lajmi.net.

Kjo vijë gjendet përreth vijës se kokës dhe jetës, duke filluar nga gishti tregues dhe që shtrihet drejt gishtit të vogël.

Vija e kokës:

Kjo vijë paraqet mentalitetin tuaj apo shpesh herë referohet si vija e mençurisë. Kjo vijë mund të zbulojë punën mendore/psikologjike të dikujt. Zhvillimin intelektual dhe madje mund të dëshifrojë një aftësi intuitive të një personi.

Vija e jetës:

Këtë linjë njerëzit më së shumti e lexojnë. Kur lexohet kjo vijë, mund të gjenden informacione të rëndësishme rreth përvojave të jetës së një personi, duke përfshirë edhe gjendjen emocionale dhe fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat