Pse shumica e bebeve ngjizen gjatë festave të fundvitit? - Bota Sot
Pse shumica e bebeve ngjizen gjatë festave të fundvitit?

Life style

Pse shumica e bebeve ngjizen gjatë festave të fundvitit?

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 15:09
Ilustrim

A keni menduar ndonjëherë përse shumë bebe lindin në shtator? Epo, ka një arsye shkencore prapa kësaj.

Sipas ekspertëve, nuk është befasi se shumica e bebeve ngjizen rreth festave të fundvitit.

Kombinimi i rritjes së kualitetit të spermës me rritjen e kualitetit të vezorëve, si dhe me rritjen e aktivitetit seksual gjatë muajve të dimrit është arsyeja se përse shumica e çifteve mbesin shtatzënë gjatë kësaj periudhe të vitit.

Studimi ka eksploruar lidhjen mes ndryshimeve sezonale dhe ngjizjes, ndërsa ka dëshmuar se shpeshherë kualiteti i spermës është më i ulët gjatë verës për shkak të gjatësisë së ditës, e gjithashtu stina e verës ndikon edhe në kualitetin e vezorëve.

Por, sipas tyre, ndryshimet biologjike nuk janë arsyeja e vetme se përse shtatzënitë po ndodhin kryesisht në dimër.

Siç u cek edhe më lart, rëniet e temperaturave ndikojnë që shumica e çifteve të bëjnë më shumë seks gjatë dimrit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat