Disa interpretime të ëndërrave

Life style

Disa interpretime të ëndërrave

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 21:54
Ilustrim

Autorja e librit ‘Dream Decoder Journal’ Theresa Cheung, beson se mund ta shpjegojë domethënien e ëndrrave më të shpeshta që shohim. Ajo ka prezantuar një listë me domethënien e ëndrrave më të shpeshta: lexojeni në vijim.

Ëndrra se jeni vonuar

Nëse vonoheni për ndonjë ndodhi, kjo ka disa kuptime që tregojnë vështirësi me përballjen e ndonjë aspekti të jetës. Mund të jetë një mungesë vetëbesimi, ose problem me zgjidhjen e problemeve praktike/të përditshme.

Ëndrra me ndonjë aksident

Kjo lloj ëndrre nuk do të thotë se do të aksidentoheni, por ju tërheq vërejtjen t’i jini më shumë vëmendje rrethanave tuaja. Një shpjegim tjetër mund të jetë se duhet të përballeni me ndonjë problem që po i ikni, ose se mendimet tuaja janë në konflikt me të tjerët rreth jush.  

Ëndrra me para

“Nëse në ëndrrën tuaj jeni duke i japur dikujt para ose jeni duke harxhuar, kjo mund të sugjerojë një dëshirë për të qenë më zemërgjerë ose të hapur me njerëzit emocionalisht” thotë Theresa në librin Dream Decoder Journal. Ndërsa nëse ju merrni para nga dikush, kjo mund të nënkuptojë se duhet të pranoni ose të kërkoni mbështetje emocionale në lidhje me diçka.

Ëndrra në lidhje me vdekje

Shpesh të keqkuptuara, ëndrrat me vdekje NUK janë shenjë se ju ose dikush afër jush do të vdesë. Në fakt, “këto ëndrra janë kryesisht një shenjë e ndryshimit pozitiv, dhe lëvizjes përpara nga e ardhmja”. Nëse shihni ëndërr se dikush afër jush ka vdekur, kjo mund të sugjerojë se lidhja juaj me këtë person është duke u evolvuar.

Zjarri në ëndërr

Ëndrra me zjarr ose me ndodhi të lidhura me zjarr (si fishekzjarret ose vullkanet) mund të nënkuptojë se po përjetoni emocione të fuqishme gjatë kësaj kohe në jetën tuaj. “Zjarri është një lloj burimi i jetës dhe element ndriçues, pra mund të sugjerojë transformim personal ose fitimin e ndonjë njohuri të rëndësishme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat