Çfarë duhet të keni parasysh rreth përdorimit maskës gjatë dimrit?

Life style

Çfarë duhet të keni parasysh rreth përdorimit maskës gjatë dimrit?

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Dimri tashmë është këtu me ne, këtë herë jo vetëm me sëmundjet e zakonshme, por edhe me një rritje numri të rasteve me Covid.

Ndërsa tani jemi mësuar të mbajmë një maskë në fytyrë - falë disa studimeve që kanë provuar efektivitetin e tyre në ndalimin e përhapjes së virusit - shumë prej nesh nuk janë në dijeni se si maska mund të ndikohet nga moti i lagësht i dimrit. OBSH-ja ka lajmëruar se maskat e fytyrës duhet të ndryshohen në momentin që lagen, pasi një maskë e lagur mund të vështirësojë frymëmarrjen.

Një studim nga Universiteti i Edinburgut zbuloi se dikush që qëndron dy metra larg një personi që kollitet dhe nuk ka maskë, është i ekspozuar ndaj pështymës apo sekrecioneve të tij 10.000 herë më shumë sesa dikush që është gjysmë metri nga një person që kollitet dhe që mban mask.

Por një maskë e lagur nuk mund të jetë kaq efektive, për shkak të kapacitetit të ulët të filtrimit. Maskat kirurgjikale kur lagen, bëhen më të depërtueshme dhe nuk ju mbrojnë në transmetimin e virusit. Ekspertët sugjerojnë që gjithmonë të mbani një mask rezervë dhe ta ruani në një pjesë të pastër të çantës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat