Joga dhe meditimi i ndryshojnë gjenet

Life style

Joga dhe meditimi i ndryshojnë gjenet

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 14:49
Ilustrim

Joga dhe meditimi mund të bëjnë shumë më shumë sesa t’ju ndihmojnë të ndjeheni të relaksuar. Një studim i ri shkencor sugjeron se këto dyja dhe ushtrimet tjera të ngjashme mund të shkaktojnë ndryshime në gjenet që ndërlidhen me shëndet të dobët dhe depresion.

Në letrën e tyre shkencore, të publikuar në “Frontiers in Immunology”, hulumtuesit britanikë kanë analizuar të dhënat e 18 studimeve të mëhershme – të cilat në total kanë përfshirë 846 njerëz – për efektet biologjike të meditimit, jogës, ushtrimeve të frymëmarrjes, Tai Chi-së, etj.

Së bashku, thonë autorët, këto ushtrime fizike duket se i shtypin rrugët gjenetike të cilat e promovojnë inflamacionin.

Inflamacioni mundet përkohësisht ta përmirësojë sistemin e imunitetit, dhe mund të ketë rol mbrojtës ndaj infeksioneve dhe lëndimeve, thonë autorët në letrën e tyre. Por në shoqërinë e sotme, ku stresi është kryesisht diçka psikike, përgjigja inflamatore e trupit mund të bëhet kronike dhe mund të shkaktojë çrregullim të shëndetit mendor dhe fizik.

Megjithatë, hulumtuesit kanë zbuluar se njerëzit të cilët i praktikojnë aktivitetet e mësipërme rregullisht kanë shenja më të vogla të inflamacionit, e gjithashtu ato ushtrime ndikojnë në reduktim të prodhimit të proteinave inflamatore.

Stili i jetës dhe ambienti mund të ndikojnë në atë se cilat gjene ndalen e cilat ndezen, dhe kjo mund të ketë efekte të vërteta në rrezikun e sëmundjeve, jetëgjatësinë, etj.

Gjenet e trashëguara nuk janë statike dhe aktiviteti i ADN-së mund të varet në gjërat të cilat njerëzit mund t’i kontrollojnë. Duke zgjedhur shprehi të shëndetshme çdo ditë, ne mund të krijojmë një model të aktivitetit gjenetik i cili është më i mirë për shëndetin tonë. Dhe, siç duket vetëm 15 minuta me joga apo meditim mund të mjaftojnë për këtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat