9 gjërat që nuk i dija si është të kesh një vajzë

Life style

9 gjërat që nuk i dija si është të kesh një vajzë

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 15:31
Ilustrim

Është interesante fakti se njerëzit kanë zakon apo shprehi të shëndrrohen në fallxhorë të flaktë gjatë periudhës kur të kuptojnë se cila është gjinia e fëmijës që jeni duke pritur. Në rastin tim, vëllimi i parashikimeve ishte në lidhje me atë si është të qenurit baba dhe ndjenjat për këtë. Nëse e keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodhë në zemrën dhe mendjen e baballarëve në lidhje me vajzat e tyre, merrni në konsideratë këtë listë me 10 gjërat.

Askush nuk më ka thenë ndonjëherë se sa shpejtë ajo do t’i kushtojë vëmendje meshkujve

Ashtu si shumica prej nesh, kam lexuar shumë në lidhje me antropologjinë sociale që djemtë shihen si agresorë romatikë, ndërsa vajzat si persona më tolerante dhe bujare për kërkesat dhe arritjet e tyre. E tëra ndryshoi kur një natë, në palestër vajza ime më preku krahun duke më thënë: “Babi, a e sheh atë djalin atje? Më pëlqen shumë!” tërë kohës që ishim duke pirë në kafenenë e palestrës, ajo vështronte atë duke ecur dhe ia ruante sytë dhe për mua, seriozisht ishte diçka shumë habitëse.

Askush nuk më kishte thënë ndonjëherë se sa shumë do ta doja gruan time

Shumë gjëra në jetë më kanë tunduar dhe zhgënjyer në lidhje me gruan time dhe disa nga veprimet e saja. Kishte raste kur ajo zemërohej pa masë dhe humbte kontrollin, bënte gjëra që nuk i takonin asaj kur planet i dështonin, nervozohej për detaje shumë të vogla, qante pa arsye dhe mbi të gjitha kërkonte vazhdimisht përkëdhelje dhe dashuri. Tani, kur në mesin tonë është shtuar edhe një anëtare e re, pra vajza jonë, unë arrij më lehtë të kuptoj sjelljen e mëparshme të gruas sime, dhe me keqardhje e them pse nuk kam mundur ta kuptoj aq mirë sa sot që e bëj. Duke parë sjelljet dhe veprimet e vajzës sime, e kuptoj se sa të ngjajshme janë, sa të pafajshme, madje ndonjëherë edhe gruaja përfundon me gjeste shumë fëmijërore tamam sikur e bija, dhe ajo çfarë kam arritur të kuptoj se natyra e femrës është e brishtë dhe e ndjeshme sikur ajo e fëmijës.

Askush nuk më ka thënë ndonjëherë se të gjitha përpjekjet e mia të mëparshme për të kuptuar anatominë femrore do të ndryshonin tërësisht nga një pelenë e vetme.

Të zbulosh organin femëror të vajzës tënde të vogël të bërë pis, është diçka tronditëse. Unë kam qëndruar me orë të tëra para vajzës sime, duke pastruar fekalet dhe papastërtitë, në njërën anë duke mbajtur pecetat pastruese, ndërsa në anën tjetër lupën zmadhuese për të hequr më detajisht çdo papastërti nga ajo.

Askush nuk më ka thënë ndonjëherë se të kesh një vajzë do të thotë të kthehesh mënjëherë në feminist.
Askush nuk më ka thënë ndonjëherë se kënga “Butterfly kisses” është kënga më e mirë e shkruar ndonjëherë.

Pa marrë parasysh se sa e njomë është vajza juaj, e butë dhe e këndshme, besoni apo jo çdo kush që gëzon një vajzë, ajo di të ushtrojë fuqinë misterioze dhe të dhunshme emocionale mbi ju gjë që është e pashmangshme. Verën e kaluar, ishim në një aheng dhe paparitmas ajo kërkoi këtë lloj kënge dhe gjatë vallëzimit përsëriste fjalët e ndyta bashkë me këngëtarin.

Askush nuk më ka thënë ndonjëherë rëndësinë e ngjyrës rozë.

Duhet ta kuptoni se gjithçka që lidhet me botën e vajzës suaj, është e ngjyrosur në rozë. Edhe nëse kërkon ndonjë dhuratë për t’ia blerë nga ju, apo t’ia sjell babagjyshi, kërkesa e saj do të ishte çfarëdolloj dhurate të jetë vetëm me ngjyrë rozë. Edhe nëse do donit t’ia vizatonit murin në dhomën e saj me kalë njëbrirësh, që normalisht do duhej të ishte i bardhë, ajo me vendosmëri do ta kërkojë ta bënit me ngjyrë rozë, megjithëse nuk është ngjyra e tij origjinale.

Askush nuk më ka thën kurrë… ndoshta gruaja ime ndonjëherë, se vajzat me të vërtetë fillojnë të mendojnë për planifikimin e dasmës që në moshë të vogël.

Personalisht, unë fajësoj Disney-n për këtë. Çdo pjesë e lodrave në shtëpinë tone ka pretendim të martesës. Psh. në fillim vajza ime më më merrte mua si idhull për martesë pasi isha mashkulli i vetëm per të, mirëpo me kalimin e kohës ajo shpejtë më zënedësoi me një shok të saj parashkollor.

Askush nuk më ka thënë ndonjëherë se sa irituese do të ishte hera e parë kur vajza ime e vogël t’ma thoshte para syve se donte të martohej me atë djalin parashkollor “të marrë dhe të bukur”.
Askush nuk më ka thënë kurrë se sa shumë do t’i gëzohesha manikyrit, pasditeve të ahengjeve me çaj, eksplorimet me veshjet, vallëzimet e improvizuar aty për aty, ngjyrat pastel etj. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat