7 gabimet e zakonshme të maskarës që secila femër duhet ti shmang

Life style

7 gabimet e zakonshme të maskarës që secila femër duhet ti shmang

Më: 8 prill 2018 Në ora: 23:11
Ilustrim

1. Aplikimi i me shume se dy shtresave

Aplikimi i dy shtresave është i pranueshëm, por me shumë se dy vetëm sa do  rëndojnë qerpikët dhe nuk do të duken aspak atraktiv.

2. Të mos e hidhni maskarën

Ne mendojmë se mund të përdorim të njejtën maskarë për një vit rradhazi, por fakti është se këto nuk kanë jetëgjatësi shumë të madhe. Është mirë që të zëvendësohet maskara çdo tre muaj.

Arsyeja? E pra, kur ju aplikoni maskarën dhe sërish e ktheni brenda në tub, ju në të vërtetë transferoni bakteriet e këqija në tub dhe kjo është arsyeja pse duhet ndërruar sa më shpesh që të mundeni.

3. Të pomponi me brushën e maskarës nga brenda – jashtë

Kjo është një shprehi e pashmangshme e femrave, por pompimi apo shtypja nga brenda- jashtë vetëm se e përshpejton procesin e tharrjes. Pra, këshilla më e mirë është që kurrë mos të bëni pompime me anë të brushes së maskarës.

4. Të mos e pastroni tepricën e ngjyrës

Është një praktikim i mirë të pastroni tepricën e ngjyrës në brushën e maskarës që të shmangni qerpikët shumë trashë të lyer.

5. Të mos lyeni qerpikët nga rrënja në maje

Shumica e femrave aplikojnë maskarën vetëm në maje të qerpikëve, gjë që nuk e kanë të njejtin efekt sikur lyerja e qerpikëve nga rrënja deri në maje.6. Nuk e vërtitni brushën

Ekspertët për maskarë pohojnë se vërtitja apo sjellja e brushes në anë të ndryshme është një hap thelbësor në rezultimin e aplikimit më të mirë.

7. Të mos shikoni poshtë gjatë aplikimit të maskarës. Kur ju shikoni lart apo drejt te para, ka gjasa që të përshkëllyeni me ngjyrë në kapakët e syrit. Për të shmangur këtë, mbajeni një pasqyrë të vogël poshtë dhe shikoni poshtë pasqyrës, përderisa aplikoni maskarën. Kjo do t’ju sigurojë që të realizoni aplikim të shpejtë dhe të pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat