Eliminoni gërvishtjet nga mobiliet e drurit me një veprim

Life style

Eliminoni gërvishtjet nga mobiliet e drurit me një veprim

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 11:38
Ilustrim

Nëse në shtëpinë tuaj keni mobilie nga druri, atëherë me siguri e dini se ato lehtë mund të gërvishten dhe të dëmtohen.

Edhe pse këshillohet që me këto raste të bëni politurën, gërvishtjen mund ta eliminoni vetë.

Gërvishtjet e shkaktuara me dëmtime fizike mund t’i zbusni në mënyrë natyrale. E gjitha që ju nevojitet janë në arrë dhe një leckë e pastër.

Veprimi 1: Arrës hiqjani gëzhojat, ndajeni përgjysmë, dhe pastaj njërën pjesë fërkojeni në mënyrë diagonale vendin e gërvishtur.

Veprimi2: Pastaj, fërkojeni pjesën e gërvishtur me gisht në mënyrë që të ngrohni sipërfaqen.

Veprimi 3: Pas disa minutash, kur druri të thithë vajin e arrës, gërvishtja do të zhduket pa lënë gjurmë.

Kështu në mënyrën më të thjeshtë dhe më të lirë do të mundë të eliminoni gërvishtjen dhe t’ia ktheni shkëlqimin mobilies së drurit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat