Nga balerinë në miliardere/ Historia e 30-vjeçares që ndërtoi një perandori prej 40 miliardë dollarësh duke vënë baste për të ardhmen

Mediale Vip

Nga balerinë në miliardere/ Historia e 30-vjeçares që ndërtoi një perandori prej 40 miliardë dollarësh duke vënë baste për të ardhmen

Më: 22 nëntor 2026 Në ora: 10:43
Luana Lopes Lara

Për vite me radhë, jeta e Luana Lopes Lara ishte e përqendruar te baleti, disiplinimi i trupit dhe përgatitja për skenën. Sot, në moshën 30-vjeçare, braziliania është një prej sipërmarrëseve më të pasura të brezit të saj dhe bashkëthemeluese e një kompanie që ka ndryshuar mënyrën se si miliona njerëz përpiqen të parashikojnë të ardhmen.

Gazeta britanike The Times i ka kushtuar një profil të zgjeruar historisë së saj, nga fëmijëria në Brazil dhe përgatitja si balerinë profesioniste, deri te ndërtimi i Kalshi, platformës amerikane të tregjeve të parashikimit, e vlerësuar në 40 miliardë dollar, transmeton Oranews, përcjell KosovaPress.

Por pas suksesit financiar fshihet edhe një pyetje që po shqetëson autoritetet amerikane: ku përfundon investimi dhe ku fillon kumari?

Nga skena e baletit në universitetin MIT

Lopes Lara u rrit në Brazil, ku shfaqi aftësi të veçanta në matematikë, por njëkohësisht ndoqi një rrugë jashtëzakonisht kërkuese në baletin klasik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat