Jeff Bezos ka zbuluar detaje nga procesi i përzgjedhjes së aktorit që do të interpretojë James Bondin në filmin e ardhshëm të kësaj sage të famshme.
Themeluesi i Amazon ka treguar se ishte i përfshirë drejtpërdrejt në vendimin për zgjedhjen e aktorit britanik Robert Pattinson për rolin e agjentit të famshëm 007.
Në një paraqitje në konferencën “Semafor's Silicon Valley & The World”, Bezos tha se në fazën përfundimtare kishin mbetur pesë aktorë, të cilët iu nënshtruan provave filmike në skena të përgatitura posaçërisht, shkruan Reuters, transmeton "Bota sot".
Sipas tij, kandidatët duhej të interpretonin tri skena të ndryshme, të veshur me kostume të plota dhe në ambiente të ngjashme me ato të një filmi të vërtetë.
Bezos pranoi se fillimisht ekipi kishte menduar të zgjidhte një aktor më pak të njohur, pasi Pattinson tashmë ishte një emër i famshëm në Hollywood.
Megjithatë, performanca e tij gjatë provave i bindi të gjithë.
“Është James Bond”, ishte vlerësimi i Bezos për aktorin.
Pattinson, i cili u bë i famshëm përmes sagës “Twilight” dhe më vonë interpretoi edhe Batmanin, do të marrë përsipër një nga rolet më ikonike të kinematografisë botërore.