Aktori 62-vjeçar luan rolin e trajnerit të futbollit amerikan dhe komentatorit John Madden në filmin e ri biografik sportiv, i cili është bashkëprodhuar dhe drejtuar nga David O. Russell.
Nicolas ka treguar për Hollywood Reporter se çfarë e bëri të pranonte këtë rol.
"Madden nuk ishte në fokusin tim. Unë jam rritur duke parë filma bardhezi të Orson Welles, filma të Fellinit dhe filma me Bruce Lee. Nuk kam pasur kurrë asnjë interes për sportet ekipore".
Pavarësisht kësaj, Nicolas ishte i gatshëm të pranonte sfidën për të portretizuar një figurë publike mjaft të njohur.
"Jam dikush që pëlqen të qëndroj jashtë zonës së rehatisë dhe të ndërmarr rreziqe; thashë 'po', sepse kjo do të nënkuptonte një transformim. Do të ishte diçka përmes së cilës mund të mësoja gjëra të reja, duke marrë përsipër këtë personazh që, në fakt, nuk ka asnjë ngjashmëri me mua."
Nicolas zbuloi gjithashtu se si iu qas rolit në "Madden". Aktori shpjegoi: "Unë nuk jam imitues, nuk jam si Frank Caliendo i cili imiton Madden.
"Anoj më tepër nga surrealizmi, më pëlqen të kap thelbin e një personaliteti, të thellohem për të gjetur diçka në nivel emocional përmes imagjinatës dhe psikikës sime, dhe më pas ta filtroj atë përmes ritmit të të folurit dhe pamjes së jashtme të John Madden gjithnjë brenda kufijve të arsyeshëm. Përpiqem të ofroj një evokim, ose më saktë, një interpretim."
Aktori ndau detaje se si arriti të përvetësonte zërin karakteristik të Madden.
"E dëgjova me kujdes ritmin e të folurit të tij dhe gjeta një mënyrë interpretimi që ishte, në thelb, anatomikisht e mundshme. Nuk do të lejoj që Inteligjenca Artificiale të prekë zërin apo pamjen time. Përpiqem t'ju jap diçka që është një interpretim."
Nicolas luan krah Christian Bale në filmin "Madden".