​Qasja e Dua Lipës ndaj ngjyrës së gjelbër dimërore është trendi juaj i radhës për thonjtë

Mediale Vip

​Qasja e Dua Lipës ndaj ngjyrës së gjelbër dimërore është trendi juaj i radhës për thonjtë

Më: 19 nëntor 2026 Në ora: 18:19
Dua Lipa

Stili më i fundit i thonjve të Dua Lipës na ka magjepsur me nuancën e gjelbër smerald.

Pika, maja thonjsh në stilin francez me ngjyra, motive lulesh me shkëlqim, arti i thonjve të yllit të pop është po aq eklektik sa edhe garderoba e saj. Por, edhe mbretëresha e dizajneve lozonjare të thonjve di se kur duhet të ndryshojë atmosferën.

Manikyri i saj më e fundit është më e errët dhe më misterioze: një nuancë smeraldi e thellë, që të kujton natën dhe krijon efektin "sy maceje", një zgjedhje ideale për muajt e ftohtë.

Në një postim në Instagram, gjatë Festivalit të Letërsisë në Londër, Dua shfaqi një manikyr në ngjyrë të gjelbër të thellë, e cila duket e pasur, pothuajse si një gur i çmuar.

Ajo e ka aplikuar këtë nuancë në thonj të gjatë me formë bajameje, një nga format e saj të preferuara.

E gjelbra e thellë është një nga ato nuanca që nuk del kurrë nga moda, por që bëhet veçanërisht e parezistueshme me ardhjen e dimrit. Së bashku me ngjyrën burgundi, kafe çokollatë dhe vjollcë të errët, ajo është një e preferuar e stinës dhe paksa e papritur. Ka gjithashtu diçka pothuajse magjike tek ajo, duke sjellë ndër mend netët e dimrit dhe me afrimin e Krishtlindjes, ajo shërben si një alternativë elegante ndaj ngjyrave të kuqe tradicionale festive apo dizajneve me shkëlqim.

Ajo që e bën manikyrin e Duas veçanërisht interesant është efekti "sy maceje". Kjo teknikë përdor pigmente magnetike të shpërndara brenda manikyrit xhel. Një magnet mbahet mbi thonj për të lëvizur grimcat e imëta, duke krijuar efekte që ndryshojnë dhe reflektojnë dritën. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat