Kim Kardashian mbështet Hamiltonin në Las Vegas me pallto lëkure dhe çizme të kuqe

Mediale Vip

Kim Kardashian mbështet Hamiltonin në Las Vegas me pallto lëkure dhe çizme të kuqe

Nga: BS Më: 21 nëntor 2026 Në ora: 15:31
Kim Kardashian

Kim Kardashian ka zgjedhur pistën e Las Vegasit për t’i treguar sërish mbështetjen e saj Lewis Hamiltonit. Ylli amerikan u shfaq në garazhin e Scuderia Ferrari gjatë kualifikimeve të së premtes mbrëma, me një pallto të gjatë lëkure të zezë dhe çizme të kuqe deri te gjuri.

Sipas portalit The Big Lead, Kardashian qëndroi në zonën e paddock-ut gjatë gjithë seancës dhe u largua vetëm pasi Hamilton e përfundoi punën në pistë. Piloti britanik i Ferrarit nuk do të nisë nga radhët e para: ai renditet i 12-ti në grilën provizore, ndërsa renditja përfundimtare pritet pas zbatimit të penalizimeve.

Prania e saj u prit me entuziazëm në rrjetet sociale, ku disa nga llogaritë e njohura të garave me makina i uruan mirëseardhjen e përsëritur në botën e Formula 1.

Kardashian dhe Hamilton janë miq prej më shumë se një dekade dhe e nisën lidhjen romantike në fillim të këtij viti. Thashethemet u ndezën kur u panë bashkë në Paris e më pas në Super Bowl, ndërsa më vonë u shfaqën së bashku edhe në festivalin Coachella. Kim është parë edhe në ulësen e pasagjerit në Ferrarin e pilotit.

Gara e Las Vegasit, një nga më spektakolaret e kalendarit të Formula 1, zhvillohet këtë fundjavë nën dritat e bulevardit të famshëm Strip. Fansat tashmë po pyesin se çfarë veshjeje do të zgjedhë Kim për ditën e garës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat