Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ndihmon me pako ushqimore dhe higjienike familjet e prekura nga vërshimet

Mitrovica

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ndihmon me pako ushqimore dhe higjienike familjet e prekura nga vërshimet

Më: 12 janar 2021 Në ora: 17:36
Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ndihmon me pako ushqimore dhe higjienike familjet e prekura nga vërshimet

Pas reshjeve të shumta të shiut në Mitrovicë, shtrati i lumit Sitnica në mëngjesin e sotëm ka shkaktuar vërshime në lagjen “2 Korriku”, me ç’ rast uji ka depërtuar në oborret dhe shtëpitë e disa banorëve që jetojnë aty.

Lidhur me këtë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim që nga dita e djeshme ka ngritur kapacitetet e duhura, duke ndërmarrë masat e nevojshme për të ndërhyer në çdo lokalitet ku ka nevojë.

Ku edhe gjatë ditës së sotme, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Nehat Bahtiri, së bashku me zyrtarët kompetentë për emergjenca kanë vizituar zonat e prekura nga këto vërshime, lagjen “2 Korriku” si dhe fshatin Lisicë.

Dhe pas vlerësimit të situatës aktuale të vërshimeve në ato pjesë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në bashkëpunim me Klubin e zhytjes “Trepça” dhe Njësinë e Zjarrëfiksëve kanë bërë evakuimin e disa familjeve në lagjen “2 Korriku” dhe dy familjeve në fshatin Lisicë.

Përveç kësaj, drejtori Nehat Bahtiri familjeve të prekura nga këto vërshime u ka dalë në ndihmë edhe me pako ushqimore dhe higjienike, ku janë shpërndarë gjithsej 20 prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat