Prokuroria po heton nëse janë futur vaksina anti-COVID në veri nëpërmjet rrugëve ilegale

Mitrovica

Prokuroria po heton nëse janë futur vaksina anti-COVID në veri nëpërmjet rrugëve ilegale

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore e Mitroviës ka thënë se është duke mbledh informacione për të vlerësuar nëse vaksinat anti-COVID janë sjellë në pjesën veriore të Kosovë.

Poashtu nëse importimi i tyre është bërë në pajtim me protokollet përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik dhe kërkesat ligjore që rregullojnë këtë çështje.

“Pas informacioneve të pranuara dhe raporteve në media lidhur me futjen potenciale të vaksinave anti-COVID në pjesën veriore të Kosovës pa përfillur dispozitat e zbatueshme ligjore, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, janë duke mbledhur informacione për të vlerësuar nëse vaksinat janë sjellë në Kosovë, si dhe nëse importimi i tyre është bërë në pajtim me protokollet përkatëse për mbrojtjen e shëndetit publik dhe kërkesat ligjore që rregullojnë këto çështje.

Ne sigurojmë publikun se mbetemi syhapur në zbulimin, hetimin dhe ndjekjen e veprimeve të kundërligjshme që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë publike, si dhe mbetemi të përkushtuar që të sigurojmë që askush të mos shfrytëzojë situatën e krijuar si rezultat i pandemisë gjatë kësaj kohe kritike”, thuhet nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat