Vrasja e 23-vjeçarit në vend të punës, çka dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë në Mitrovicë

Mitrovica

Vrasja e 23-vjeçarit në vend të punës, çka dihet deri më tani për ngjarjen e rëndë në Mitrovicë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 23:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 09:52) - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë. Në një piceri në këtë komunë ka mbetur i vdekur një 23-vjeçar, punëtor i lokalit, derisa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. 

Mehmet Kurti po raportohet se është 23-vjeçari nga Mitrovica që u qëllua për vdekje mbrëmë në vendin e tij të punës.

Ngjarja e rëndë sipas policisë ka ndodhur rreth orës 22:20 minuta.

Image
Mehmet Kurti

Deri më tani nuk dihet shumë për motivet dhe prapavijën e këtij rasti.

Detaje ka dhënë Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka thënë zëdhënësi i policisë në këtë komunë, Avni Zahiti.

Mediat kanë raportuar se Mehmet Kurti  23 vjeçari u bë aksidentalisht viktimë pasi caku ishte diku tjetër.

Siç raportohet, dyshohet se dorasi kishte në shënjestër pronarin e një picerie, por plumbi goditi 23-vjeçarin.

Të ndjerin e kanë kujtuar miqtë e tij përmes rrjeteve sociale.

“Nuk mund ta besoj këtë që ka ndodhur Shok Vlla dhe qoftë i lehtë dhe u për ty”, ka shkruar njëri nga miqtë e tij.

Detaje nga ngjarja e rëndë: Çka çoi deri te vrasja në Mitrovicë - ky është 23-vjeçari i vrarë 

Një person i moshës 23-vjeçare ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në picerinë “Propper Pizza” në Mitrovicë.

Media ka mësuar rrethanat që dyshohet se kanë çuar deri te vrasja. Mësohet se një punëtore e “Propper Pizza” pasi që e kishte lënë punën për të punuar në “Maestro Delivery”, kishte inatosur të dyshuarin Valmir Selimi, pronar i biznesit.

Selimi kishte shkuar për të qëruar hesapet në picerinë “Propper Pizza”. Siç mëson media, Selimi kishte cak të vrasjes pronarin e “Propper Pizzas”. Mirëpo, atij i kishte dalur përpara viktima 23-vjeçar, i cili ishte qëlluar dhe pasi që nuk kishte mundur t’i mbijetonte plagëve, kishte vdekur. Media mëson se viktima është Mehmet Kurti nga Kçiqi i Mitrovicës.

Ky është 23-vjeçari që u vra sot në Mitrovicë

Mehmet Kurti, 23-vjeçar nga Mitrovica ka gjetur vdekjen pas një përleshje me armë në mbrëmjen e sotme në rrugën  “Bislim Bajgora”  të këtij qyteti.

Media mëson se personi i vrarë sot, s’kishte shumë kohë që kishte dalë nga burgu.

Image
Mehmet Kurti

Në përleshjen me armë, edhe dy persona të tjerë janë plagosur. Ata janë duke u trajtuar në QKUK.

Këtë lajm e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cil ika bërë të ditur se dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.

“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Ky është i dyshuari që vrau 23-vjeçarin dhe plagosi dy të tjerë në Mitrovicë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak orëve në Mitrovicë.

Aty si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjeti vdekjen 23-vjecari, Mehmet Kurti si dhe u plagosën dy persona të tjerë.

Media mëson se i dyshuari për këtë vrasje është personi me inicialet V.S, nga fshati Kçiq i Mitrovicës.

***

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur gjatë një përleshje me armë zjarri në qytetin e Mitrovicës.

Këtë lajm e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti, i cil ika bërë të ditur se dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.

“Sonte rreth orës 22:20, policia ka marrë informacion për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit janë plagosur tre persona, si pasojë njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor”, ka thënë Zaiti.

***

Një person i moshës 23-vjeçare ka mbetur i vrarë gjatë mbrëmjes së sotme në qytetin e Mitrovicës. Si pasojë e të shtënave të armëve, 23-vjecari raportohet të ketë vdekur në vendin e ngjarjes. Ndërkohë dy persona të tjerë janë plagosur.

Detaje për vrasjen e këtij të riu kanë dhënë nga policia rajonale e Mitrovicës.

“Sonte  rreth  orës 22:20, policia  ka marrë informacion për të shtëna  me arme zjarri në  rrugën ‘Bislim Bajgora’ në Mitrovicë.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas policisë, bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit  janë plagosur tre persona, si pasojë  njëri nga te plagosurit i moshës 23 vjeçare ka vdekur, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku, ndërsa dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim te mëtejmë mjekësor.

Gjuajtje me armë në Mitrovicë, dyshohet për një të vrarë

Një gjuajte me armë ka ndodhur para pak minutave në afërsi të “ETC” në Mitrovicë.

Burimet e medias thonë se dyshohet se nga gjuajta me armë një person ka mbetur i vrarë.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, apo cilat kanë qenë.

Media do të ju mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat