Nënshkruhet kontratat me katër përfaqësues të bizneseve për investime në Parkun Industrial në Mitrovicë

Mitrovica

Nënshkruhet kontratat me katër përfaqësues të bizneseve për investime në Parkun Industrial në Mitrovicë

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:42
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me përfaqësuesit e katër bizneseve vendore të martën kanë nënshkruar kontratat për dhënien e parcelave dhe fillimin e investimeve në Parkun Industrial, në fshatin Frashër të Mitrovicës.

Përmes nënshkrimit të kontratës këtyre katër bizneseve i’u mundësohet shfrytëzimi i pronës komunale falas në periudhën kohore prej 99 vjetësh, në Parkun Industrial në Frashër, Zona e Lirë Ekonomike e Mitrovicës.

Kryetari Bahtiri, pasi i ka përgëzuar përfituesit e tokës për zhvillimin e veprimtarive të tyre biznesore, ka theksuar se Komuna është duke bërë shumë që të krijojë kushte sa më të mira për investime në projekte të ndryshme që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të qytetit, si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Ndërkaq, përfaqësuesit e bizneseve që nënshkruan kontratat potencuan që ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e tyre biznesor, për zgjerimin e mëtejmë të bizneseve të tyre, që përfshijnë fusha të ndryshme, nga materialet ndërtimore, industriale etj. Ku, ata prezantuan edhe fushat në të cilat do të bëhen investime, vlera e të cilave arrin në 2 milionë e 524 mijë euro, dhe të cilat sigurojnë 147 vendeve të reja të punës.

Këto biznese shumë shpejtë do të fillojnë implementimin e projekteve të tyre, kurse komuna garanton lehtësimin e procedurave të nevojshme për përparimin sa më të shpejtë të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat