Doli viziton deponinë e mbeturinave në qytetin e Mitrovicës

Mitrovica

Doli viziton deponinë e mbeturinave në qytetin e Mitrovicës

Më: 22 prill 2021 Në ora: 20:17
Doli viziton deponinë e mbeturinave në qytetin e Mitrovicës

Drejtoresha për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës, Aida Ferati Doli, gjatë ditës së sotme ka vizituar deponitë e mbeturinave në disa pika të qytetit të Mitrovicës.

Me këtë rast, drejtoresha Doli, bëri të ditur se kjo vizitë po realizohet për arsye që të shoh më afër gjendjen e këtyre deponive duke theksuar se mjedisi ka qenë dhe do të jetë një nder prioritetet me të rëndësishme të drejtorisë.

“Drejtoria e Mjedisit do të vazhdoj të punoj akoma më shumë për një mjedis të pastër, në krijimin e hapësirave gjelbëruese si dhe për përkujdesjen e ruajtjen e zonave pyjore”, ka thënë drejtoresha Doli.

Ajo më tutje ka shtuar se do të punohet për të eliminuar deponitë ilegale dhe për ta pastruar qytetin dhe fshatrat nga mbeturinat sepse mjedisin ku jetojmë duhet trajtuar me kujdes e dashuri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat