Agim Bahtirit i kushtoi mbi 21 mijë euro gurthemeli i QKMF-së që nuk u ndërtua kurrë

Mitrovica

Agim Bahtirit i kushtoi mbi 21 mijë euro gurthemeli i QKMF-së që nuk u ndërtua kurrë

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 15:08
Agim Bahtirit i kushtoi mbi 21 mijë euro gurthemeli i QKMF-së që nuk u ndërtua kurrë

Komuna e Mitrovicës e qeverisur nga kryetari aktual, Agim Bahtiri, nga buxheti i saj kishte ndarë 50.000.00 euro për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Koshtovë.

Këtë shumë, Bahtiri e kishte ndarë në vitin 2020, ndërsa 15,603.00€ në vitin 2021.

E siç duket atij nuk i mjaftuan paratë e kontratës së parë dhe më 7 dhjetor të vitit 2020 kishte nënshkruar edhe një kontratë në vlerë 194,331.51€, ku siç ceket në raportin e auditorit me këtë tejkalim të vlerës së parashikuar ka vazhduar të hyjë në obligime të reja pa shlyer obligimet paraprake.

Më datën 24 dhjetor 2020, ishte vënë gurthemeli për të cilin kompania ka faturuar 21,554.92€. Por, që nga ajo datë, ende nuk kanë filluar punimet për ndërtimin e QKMF-së, që i bie se ato para janë paguar vetëm për gurthemel.

Në vënien e gurthemelit ishte i pranishëm nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj-Barani, drejtorë tjerë nga drejtoritë komunale, kryeshefi i QKMF-së, Burim Pllana, përfaqësuesi dhe disa nga banorët e fshatit Koshtovë.

Në vitin 2021 është bërë kjo pagesë në dy këste, 15,603.00€ të planifikuara në 2021 dhe 5,951.92€ nga të hyrat e bartura të vitit 2020, prandaj kontrata ka tejkaluar katërfishin e vlerës së parashikuar.

Sipas raporti të auditimit, pika 2,2 thuhet se “Komuna gjatë vitit 2020 kishte realizuar të hyra në vlerë 1,766,659€. Këto të hyra janë kryesisht nga tatimi në pronë, lejet e ndërtimit, taksat administrative, veprimtaritë biznesore, qiraja etj. Përveç këtyre të hyrave komuna ka pranuar edhe të hyra indirekte të cilat grumbullohen nga niveli qendror (gjobat nga policia, gjykata dhe agjencia e pylltarisë) në vlerë prej 242,770€”.

Prandaj, shuma prej 50,000.00€ e vitit 2020, komunës së Mitrovicës i ka shkuar në suficit dhe obligimi i është bartur në vitin 2021.

Sipas nenit 39.1 të ligjit Nr.03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, çdo faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagesë për mallra dhe shërbimet e furnizuara dhe/ose punët e realizuara për organizatën buxhetore të paguhen brenda tridhjetë (30) ditëve kalendarike pas pranimit të faturës.

Kjo gjendje ishte si shkak i menaxhimit jo të mirë të obligimeve nga ana e komunës, ku komuna ka vazhduar të hyjë në obligime të reja pa shlyer obligimet paraprake.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat