Armend Agolli, kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, ka folur pas gati numërimit të të gjitha votave në Mitrovicë duke thënë që rezultatet nuk ishin ato që i kanë pritur.
Agolli përmes një postimi në Facebook, e ka uruar kundërkandidatin e tij Bedri Hamza nga PDK-ja i cili po prin me 54.04% të votave të numëruara.
“Jam i lumtur që ju keni treguar kulturë të lartë duke kryer një proces zgjedhor pa incidente. Rezultatet tona nuk janë ato që i prisnim, megjithatë faleminderit secilit që keni besuar në mua”.
Bashkë me ekipën time kemi ofruar një program zhvillimor për Mitrovicën, ju keni zgjedh një ofertë tjetër, unë e pranoj këtë rezultat sepse në demokraci shumica vendos. I uroj Bedriut për rezultatin e arritur, uroj që ai ta respektoj vullnetin e qytetarëve me përulësi”, u shpreh tutje ai.