Një furre në Mitrovicë i shqiptohet njëmijë euro gjobë pasi buka peshonte më pak se sa që duhej të shitej

Mitrovica

Një furre në Mitrovicë i shqiptohet njëmijë euro gjobë pasi buka peshonte më pak se sa që duhej të shitej

Më: 15 mars 2022 Në ora: 14:49
Foto ilustrim

Inspektorët komunalë nga sektori i tregut, të hënën kanë shqiptuar gjobë në vlerë prej njëmijë euro ndaj një subjekti afarist në qytetin e Mitrovicës.

Sipas njoftimit, kjo gjobë është shqiptuar për arsye se produkti bukë 450 gram i vendosur për shitje me çmim prej 0,35 cent, nuk është përputhur me peshën e caktuar, pasi që gjatë matjes në peshore të kalibruar për produkte ka rezultuar se pesha e bukëve në shitje ka qenë 357 gram dhe 368 gram.

Me këtë rast ky veprim nga ana e inspektorëve është vlerësuar në kundërshtim me Ligjin Nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit, prandaj është shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej njëmijë euro për subjektin afarist nga inspektori i tregut,].

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat