Tragjike/ Vdesin babë e bir gjatë një përleshjeje në një familje, në veri të Mitrovicës – i dyshuari arrestohet nga policia

Mitrovica

Tragjike/ Vdesin babë e bir gjatë një përleshjeje në një familje, në veri të Mitrovicës – i dyshuari arrestohet nga policia

Më: 27 maj 2022 Në ora: 08:40 Përditësuar në ora: 10:40 më 27.05.2022
Millan Bigoviq

Për vrasjen e dyfishtë në Mitrovicë, policia arreston një të dyshuar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me vrasjen e dyfishtë në një familje në veriun e Mitrovicës.

“Policia e ka klasifikuar rastin si vrasje e rëndë e lidhur me dhunën në familje”, thotë Branislav Radoviq, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së veriut për RTK2.

Ai tha se vrasja dyshohet se është kryer nga MB (1993), ku janë vrarë babai i tij, MB dhe vëllai i tij, U.B. 

Policia konfirmon se mëngjesin e sotëm rreth orës 5:50, në banesën e familjes Radoviq, në rrugën ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicën e veriut, në rrethana ende të pazbardhura, ka ndodhur  vrasje e rëndë. I dyshuari ka therrë me thikë viktimën i cili më vonë ka vdekur nga plagët e marra. Policia deklaroi se është arrestuar MB. 

“Në vendngjarje, policia është duke  hetimet, nën mbikëqyrjen e prokurorit. Njësia hetimore rajonale është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e kësaj vepre penale”, tha Radoviq.

Vrasja e dyfishtë në veri të Mitrovicës, djali dyshohet se theri për vdekje babain dhe vëllain

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur sot në veri të Mitrovicës. Një burrë atje dyshohet se ka therur për vdekje babain e tij dhe vëllain.

Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori rajonal i Mitrovicës Veriore, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se i dyshuari është arrestuar.

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur brenda një familje. Një person ka vrarë babain dhe vëllain e tij. I ka therr me thikë dhe të njëjtit s’kanë mundur t’iu përballojnë plagëve dhe kanë vdekur në vend. I dyshuari është arrestuar”, ka thënë Hoti.

Vdesin babë e bir gjatë një përleshje në një familje në veri të Mitrovicës

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në një familjen në veri të Mitrovicës, ku kanë mbetur të vdekur dy persona.

Burime të kp bëjnë të ditur se pas një mosmarrëveshjeje mes vete në familjen Bigoviq, ku janë përfshirë disa anëtarë të familjes, djali ka sulmuar me thikë babain me ç’rast e ka plagosur rëndë, ndërsa vetë ka mbetur i vdekur.

Sipas këtyre burimeve, në këtë incident është përfshirë edhe djali tjetër i kësaj familje, i cili dyshohet se duke i ndihmuar babait, ka vrarë vëllain e tij.

Burimet më tej kanë shtuar se babai i plagosur fillimisht është dërguar në spital derisa ishte në gjendje kritike për jetën, ku më pas ka ndërruar jetë.

Gjithnjë sipas burimeve të sigurta, bëhet fjalë për vëllezërit binjakë U. Bigoviq. dhe M. Bigoviq, të lindur më ndërsa babai i tyre që mbeti fillimisht i plagosur është avokati Millan Bigoviq.

I kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka konfirmuar lajmin për median.

"Zyrtarisht nuk kam marr akoma ndonjë raport. Ajo që di deri më tani, bëhet fjalë për dhunë në familje ku ka edhe të vrarë", ka thënë shkurt Radoviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat