Enis Osmani emërohet Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës

Mitrovicë

Enis Osmani emërohet Nënkryetar i Komunës së Mitrovicës

Më: 16 janar 2026 Në ora: 19:12
Nënkryetar i Komunës Enis Osmani dhe Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci

Me vendim të Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, sot është emëruar Nënkryetar i Komunës Enis Osmani.

Me rastin e këtij emërimi, nënkryetari Osmani ka theksuar se kjo detyrë përbën një nder të veçantë, por edhe një obligim të madh për t’i shërbyer interesit publik me përkushtim, transparencë dhe përgjegjësi të plotë institucionale.

Ai ka falënderuar Kryetarin e Komunës, Faton Peci, për besimin e dhënë, duke theksuar se do të angazhohet për një qeverisje të përgjegjshme, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Nënkryetari Enis Osmani është zotuar se çdo veprim i tij do të udhëhiqet nga parimet e përgjegjësisë institucionale dhe përkushtimi i vazhdueshëm për përmirësimin e shërbimeve publike dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Mitrovicës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat