Apple jep një lajm të mirë për ata që duan iPhone

Mobile

Apple jep një lajm të mirë për ata që duan iPhone

Më: 3 shkurt 2019 Në ora: 17:16
Foto

Shefi i Apple-it, Tim Cook, ka paralajmëruar se mund të ulë çmimet e iPhoneve në disa vende për të zgjeruar shitjet dhe për të ndalur humbjet.

Të hyrat nga shitja e iPhoneve pësuan rënie në tremujorin e fundit për kompaninë.

Kompania për këtë ka fajësuar ngadalësimin e zhvillimit ekonomik në Kinë.

Megjithatë, sipas shefit të Apple-it, Tim Cook, klientët po hezitojnë të blejnë iPhone për shkak të çmimeve të larta.

Për momentin, në uebfaqen zyrtare të Apple-it, një iPhone XS kushton 999 dollarë në SHBA apo 763 funte, ndërsa në Britani kushton 999 funte. Në Kinë kushton 989 funte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat