Kujdes nga këto 29 aplikacione Android për foto, mund t’ju vjedhin të dhënat

Mobile

Kujdes nga këto 29 aplikacione Android për foto, mund t’ju vjedhin të dhënat

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 07:39
Foto ilustrim

Beteja e Googlet me aplikacionet Android me viruse do të vazhdojë në përjetësi. Aplikacione të tilla vazhdojnë të shfaqen pavarësisht përmirësimeve në teknologjinë e monitorimit.

Rasti më i fundit kur aplikacione me virus kanë hyrë në Play Store është ai i 29 aplikacioneve të kamerave për Android.

Ato jo vetëm që ishin krijuar për të dërguar reklama, por edhe për të mashtruar përdoruesit e madje vjedhur përmbajtje. Reklamat në disa raste kishin përmbajtje pornografike.

Grupi i aplikacioneve kishte për qëllimi të “zbukuronte” fotot tuaja por në të vërtetë vidhte fotot e ngarkuar dhe u jepte përdoruesve një njoftim të rremë.

Struktura e tyre kishte teknika të shumta kompresimi dhe arkivimi për të parandaluar analizimin dhe zbulimin e tyre. Përdoruesit hasnin probleme kur përpiqeshin ti ç’instalonin sepse nuk shfaqeshin në listën e zakonshme të aplikacioneve.

Mbase përdoruesit nuk do të kishin përfunduar në skenare të tilla nëse Google do ti kishte hequr përpara se të bëheshin popullore. 11 prej tyre ishin shkarkuar 100,000 herë dhe tre të tjerë miliona herë. Viktimave u ngelet të zënë mend për herët tjera derisa Google të arrijë ti zbulojë aplikacionet Android përpara se të hyjnë në Play Store.

Trend Micro në një postim në blog listoi aplikacionet e shkarkuara 4.3 milionë herë.

Listën e paraqesim për ju si më poshtë. Nëse keni instaluar një prej tyre, ju këshillojmë ti hiqni sa më shpejtë.

Pro Camera Beauty

Cartoon Art Photo

Emoji Camera

Artistic effect Filter

Art Editor

Beauty Camera

Selfie Camera Pro

Horizon Beauty Camera

Super Camera

Art Effects for Photo

Awesome Cartoon Art

Art Filter Photo

Art Filter Photo Effcts

Cartoon Effect

Art Effect

Photo Editor

Wallpapers HD

Magic Art Filter Photo Editor

Fill Art Photo Editor

ArtFlipPhotoEditing

Art Filter

Cartoon Art Photo

Prizma Photo Effect

Cartoon Art Photo Filter

Art Filter Photo Editor

Pixture

Art Effect

Photo Art Effect

Cartoon Photo Filter

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat