Zbulohet çmimi i telefonit të ardhshëm LG, G8 ThinQ

Mobile

Zbulohet çmimi i telefonit të ardhshëm LG, G8 ThinQ

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 10:36
G8 ThinQ

Besohet se LG do të lansoj ThinQ G8 në një ngjarje të veçantë më 24 shkurt, para MWC.

Kompania jo vetëm që konfirmoi emrin e plotë të telefonit të ardhshëm, LG G8 ThinQ, por na dha gjithashtu disa detaje rreth kësaj pajisje. Do të jetë një aparat fotografik ToF që do të lehtësojë zhbllokimin e telefonit përmes fytyrës dhe selfie-ve me thellësi të vërtetë.

U shfaqën thashetheme të tjera, sikurse madhësia e mundshme e baterisë, por informata që u shfaq gjatë fundjavës nuk ka të bëjë aspak me harduerin apo veçoritë. Tani, njoftohet edhe çmimi që do të përmbaj pajisja.

Çmimi është në dollarë kanadezë, që do të thotë se pas konvertimit, do të kemi një telefon prej rreth 800 eurove.

Vini re se kjo vlerë vlen për variantin 128GB, kështu që ne presim që versioni më i vogël, 64GB të bjerë në një pikë të çmimit të mundshëm prej $ 849 apo 750 eurove.

LG do të na tregojë më shumë në ngjarjen e tyre të veçantë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat