Së shpejti vjen Galaxy A40 me çmim prej 249 euro - Bota Sot
Së shpejti vjen Galaxy A40 me çmim prej 249 euro

Mobile

Së shpejti vjen Galaxy A40 me çmim prej 249 euro

Më: 2 mars 2019 Në ora: 23:17
Galaxy A40

Gjiganti jug-korean i teknologjisë, Samsung, muajin e kaluar ka zbuluar tre smartfonë të rinj të serisë Galaxy A – Galaxy A10, A30 dhe A50. Kompani, së shpejti pritet të lansojë modelin A40 ndërsa tani është zbuluar edhe çmimi i tij.

Sipas MySmartPrice, Galaxy A40 pritet të kushtojë 249 euro në shumicën e vendeve të Europës. Data e saktë e lansimit të këtij modeli ende nuk është zbuluar, por raportohet se do të dalë në shitje së shpejti në Europë.

Samsung Galaxy A40 do të pozicionohet mes modeleve A30 dhe A50, shkruan gsmarena. Galaxy A30 pritet të vijë me procesor Exynos 7904 SoC dhe kamerën kryesore të dyfishtë, ndërsa Galaxy A50 me Exynos 9610 SoC dhe tre kamera në pjesën e pasme.

Gjithashtu, Galaxy A40 pritet të vijë me procesor Exynos 7904, 4 GB RAM memorie, si dhe thuhet se do të punojë me sistemin operativ Android Pie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...