Telefoni i palosshëm nga Apple, do të ketë xham shumë të avancuar

Mobile

Telefoni i palosshëm nga Apple, do të ketë xham shumë të avancuar

Më: 16 mars 2019 Në ora: 17:40
Telefoni i palosshëm nga Apple

Kur është fjala për telefona të palosshëm, ndër gjërat më të rëndësishme është xhami i përshtatshëm.

Samsung Galaxy Fold dhe Huawei Mate X janë shumë të avancuara, por kanë ekrane nga plastike dhe jo prej xhamit që nuk gërvishtet.

Gjë që është shumë e papëlqyeshme, sepse askush nuk do ta donte një telefon me ekran të gërvishet, ndërsa ka paguar rreth 2,600 dollarë. Mirëpo, xhami i palosshëm nga Corning Inc. – krijuesi i Gorilla Glass – mund të jetë zgjidhja.

Image

Krijimi i xhamit që paloset dhe kthehet sërish në gjendje normal, pa pësuar shenja, është mjaft e vështirë. Më sfiduese, është krijimi i shtresës që ndjen çdo prekje dhe reagon derisa sipërfaqja ende nuk është shpalosur.

John Bayne është zëvendës presidenti i Cornin, që ka konfirmua se po punojnë në një xham të trashë vetëm 0,1 milimetër, që paloset në një rreze prej pesë milimetrash.

“Testimet e xhamave, kanë pasur rezultat shumë të mirë, megjithëse ende nuk i plotësojnë të gjitha kërkesat e klientit” ka thënë Bayne, për xhamat që do t’i shfrytëzoi Apple në telefonin e tyre të palosshëm.

Kjo është një prej përpjekjeve, që gjiganti teknologjik i ka bërë deri më tani. Raportohet se Apple ka bërë edhe tri patenta për këtë telefon të palosshëm shumë të avancuar, që nuk do të thotë se do të aplikohen ndonjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat