Galaxy Note 10 mund të ketë kamerë ‘më të mençur’ se Galaxy S10

Mobile

Galaxy Note 10 mund të ketë kamerë ‘më të mençur’ se Galaxy S10

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 16:26
Galaxy Note 10

Telefonat e Samsung zakonisht krijojnë përshtypje në frontin e kamerës dhe seria e Samsung Galaxy Note 10 me gjasë nuk do të jetë përjashtim, me thashethemet më të fundit që tregojnë për ‘Smart ISO’ dhe ‘AI-ISO’.

Çfarë saktësisht është ‘Smart ISO’ ose ‘AI-ISO’? 

Tani për tani vetëm mund të spekulojmë, por nga emrat tingëllon sikur ISO do të mundësohet nga intelegjenca artificiale AI, duke e lejuar atë që të përshtatet automatikisht në bazë të asaj që po xhironi, dhe potencialisht do të thotë se mund të mësojë preferencat tuaja me kalimin e kohës, kështu që telefoni është më i aftë të zgjedhë automatikisht një ISO me të cilin jeni i kënaqur.

ISO është matja e ndjeshmërisë së sensorit të kamerës, e cila është e dobishme për ‘shikimin’ e dritës ose ngjyrave shtesë.

Kjo veçanërisht mund të ndihmojë në përmirësimin e fotove me dritë të ultë, ku një ISO më e lartë se zakonisht mund të jetë e dobishme.

LetsGoDigital gjithashtu spekulon se përqendrimi në ISO mund të thotë se Galaxy Note 10 do të ofrojë një sasi më të madhe ISO sesa 50-800 të ofruara nga seria Samsung Galaxy S10. 

Kjo është një teori e besueshme, duke pasur parasysh se telefonat rival si Sony Xperia XZ2 Premium dhe Huawei P30 kanë një gamë shumë më të madhe, por tani është vetëm spekulim.

Ne do të dimë më shumë së shpejti, pasi presim që linjat e ardhshme të pajisjeve të Samsung të lansohen më 7 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat