Zbulohen detaje të reja për Galaxy Note10 Lite - Bota Sot
Zbulohen detaje të reja për Galaxy Note10 Lite

Mobile

Zbulohen detaje të reja për Galaxy Note10 Lite

Më: 24 dhjetor 2019 Në ora: 00:19
Galaxy Note10 Lite

Samsung Galaxy Note10 Lite ka qenë në titujt kryesor gjatë dy javëve të fundit, duke u përfolur se do të bashkohet  në lansim me Galaxy S10 Lite.

Sipas një raporti të fundit, kjo duhet të ndodhë në janar të vitit të ardhshëm.

Me numrin e modelit SM-N770F, Galaxy Note10 Lite do të dalë në treg me një çmim prej 609 €, sipas raporteve.

Do të jetë një version i tonifikuar, që përfshin çipin Exynos 9810 të vitit të kaluar dhe një panel 6.7 inç FHD + Super AMOLED (2400 × 1080 piksele), me një skanues të gjurmëve të gishtërinjve në ekran.

Specifika të tjera përfshijnë 6 GB memorje, 128 GB ruajtje dhe një sistem me tre kamera në një formacion të ri, që përfshin një njësi kryesore 12MP, një lente telefoto 12MP dhe një kamerë me kënd të gjerë 12MP.

Bateria vlerësohet në 4.500mAh, me 25W aftësi të ngarkimit të shpejtë.

Dhe, duke qenë një Note, sigurisht që S Pen është gjithashtu në të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat