Huawei zyrtarisht prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve - Bota Sot
Huawei zyrtarisht prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve

Mobile

Huawei zyrtarisht prodhuesi i dytë më i madh në botë i smartfonëve

Më: 30 janar 2020 Në ora: 21:17
Ilustrim

Huawei parakaloi Apple për tu bërë prodhuesi i dytë më i madh në botë pas Samsung në mbi baza vjetore në 2019-ën zbuloi një raport i Strategy Analytics, Canalys dhe Counterpoint Research.

Parëgjatë vitit të kaluar prodhuesi Kinez shiti 240 milionë telefonë krahasuar me 200 milionë nga Apple. Samsung ruan një vend të parë të rehatshëm me 300 milionë njësi të shitur.

Në listën e pesë prodhues më të mëdhenj hynë Xiaomi edhe Oppo. Kjo arritje e Huawei bëhet më domethënëse përballë faktit se vitin e kaluar jua ndalua instalimi i aplikacioneve dhe shërbime të Google, një lëvizje e cila e ka penguar sidomos në gjysmën e dytë të 2019.

Në Kinë Huawei dominon me 60% të tregut. Canalys shkon aq larg sa të thotë se sikur të mos kishin qenë sanksionet Amerikane, Huawei do të kishte sfiduar Samsung për vendin e parë.

Për herë të parë në 2017-ën Huawei parakaloi Apple në shitje smartfonësh për periudhën Qershor dhe Korrik. Por në 2019-ën Huawei shiti në terësi më shumë sesa Apple. Megjithatë në tre mujorin e katërt Apple ka një performancë e cila nuk sfidohet as nga Samsung duke qenë se këtë periudhë Apple shet modelet e reja të iPhone.

Por Samsung do të rifitojë avantazhin kur të prezantoi Galaxy S20 muajin e ardhshëm. Në terësi industria shënoi rënie krahasuar me 2018.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat