Asus përgatitet të publikojë 6 telefona Zenfone 4

Mobile

Asus përgatitet të publikojë 6 telefona Zenfone 4

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 17:47
Zenfone 4

Gjashtë telefona Zenfone 4 janë prezantuar në forumin Asus Zentalk.

Një screenshot nga faqja Google Support zbulon Zenfone 4 Max, Zenfone 4 Pro, Zenfone 4 Selfie dhe tri versione të ndryshme të Zenfone 4, transmeton KosovaPress. Zenfone 4 Max (ZC554KL) vjen me shenjën e modelit ASUS_X00ID dhe është pasues direkt i telefonit Zenfone 3 Max. Ptritet që të ketë bateri më të madhe dhe specifika të segmentit të mesëm.

Zenfone 4 Pro është pajisje e re në serinë Zenfone, ashtu që ende nuk dihet se ku pajisja do të pozicionohet. Numri i modelit të këtij telefoni është ASUS_Z01GD.

Zenfone 4 Selfie është pajisje, e cila është paraqitur tashmë në GFXBench dhe janë të ditura disa specifika. Telefoni ka emrin e modelit  ASUS_Z01MD, çip Snapdragon 625 @ 2GHz, kamerë 16MP me video-xhirim 4K  dhe kamerë për selfi prej 12MP.

Në listë ndodhen edhe tri pajisje Zenfone 4, prej të cilave njëra është e dedikuar ekskluzivisht për Verizon.  Asus ka planifikuar ta publikojë serinë e telefonave Zenfone 4 në maj, por ndryshimi i dizajnit dhe përditësimet ndikuan në shtyrjen e tyre deri në korrik.

Image
Asus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat