Google lanson softuerin e AR për pajisjet Android

Mobile

Google lanson softuerin e AR për pajisjet Android

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 10:32
Foto ilustruese

Sot Google ka prezantuar zyrtarisht përgjigjen e saj për ARKit të Apple i cili u zbulua në qershor. Quhet ARCore, dhe është një komplet i zhvillimit të softuerit (SDK) që do të mundësojë aftësi të realitetit të shtuar për telefonat ekzistues dhe të ardhshëm Android pa pasur nevojë për ndonjë pajisje shtesë.

Pra, duket sikur Tango është i vdekur. Tango ishte përpjekja e mëparshme Google e fokusuar në AR, e cila kërkon një mori të pajisjeve të dedikuara në aparate që e mbështesin atë. Kështu, deri më tani ne kemi parë vetëm Lenovo Phab2 Pro dhe Asus Zenfone AR me funksionalitet e Tango.

Është shumë e vështirë për prodhuesit e telefonave të zakonshëm Android që të shtojnë të gjithë ata sensorë shtesë, që është vendi ku ARCore duhet të jetë i dobishëm. Është në dispozicion për zhvilluesit në formë paraprake sot, dhe që nga tani punon në Pixels Google dhe Samsung Galaxy S8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat