Xiaomi shet mbi një milion telefona për dy ditë

Mobile

Xiaomi shet mbi një milion telefona për dy ditë

Më: 24 shtator 2017 Në ora: 19:06
Xiaomi

Kompania kineze Xiaomi ka arritur të shesë mbi një milion pajisje brenda 48 orëve.

Kjo paraqet një avancim të madh për kompaninë kineze, e cila një milion telefona vitin e kaluar i kishte shitur për 18 ditë.

Në mesin e telefonave Xiaomi, modeli Redmi Note 4 është më i popullarizuari.

“Bazuar në njohuritë tona, asnjë brend nuk ka arritur një rezultat të tillë në Indi”, tha Raghu Reddy, shef i shitjes online të njësisë Xiaomi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat