Pse hidhet kripë kur bllokohen rrugën nga dëbora? - Bota Sot
Pse hidhet kripë kur bllokohen rrugën nga dëbora?

Ndryshe

Pse hidhet kripë kur bllokohen rrugën nga dëbora?

Më: 10 janar 2019 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Reshjet e rënduara të dëborës në stinën e dimrit sjellin bllokimin e akseve e segmenteve rrugore kryesore. Për të mundësuar qarkullimin e automjeteve, kompanitë e mirëmbajtjes përdorin kripën. Por, a e dini se pse përdoret kripa në për zhbllokimin e rrugëve me borë?

Arsyeja kryesore e përdorimit të kripës në ditë me reshje të rënduara dëbore, është se kripa shkakton shkrirjen e akullit. Kjo ndodh sepse kur kripa i shtohet akullit, ajo vendoset në kontakt me shtresën e hollë të ujit në sipërfaqe.

Kur akulli dhe uji janë në kontakt, ka një shkëmbim midis dy gjendjeve të ndryshme të ujit, i lëngët dhe i ngurtë. Një pjesë e molekulave të akullit shkëputën dhe kalojnë në ujë, si dhe e kundërta ndodh me molekulat  e ujit. Në temperatura të ulët, pra ditë të ftohta si kjo e sotmja dhe pas shkrirjes së kripës  në ujë, numri i molekulave të ujit që i ngjiten akullit rritet me shpejtësi.

Ky kontakt ul temperaturën (pikën) e shkrirjes së akullit nën atë normale. Si pasojë, akulli në kontakt me kripën shkrin dhe kështu krijohet një tjetër shtresë uji duke nisur ciklin nga fillimi. Sa më e përqendruar të jetë kripa, aq më shumë ulet temperatura e ngrirjes së akullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...