Karriget e rezervuara nuk ekzistonin, udhëtuan të ulur në dyshemenë e aeroplanit - Bota Sot
Karriget e rezervuara nuk ekzistonin, udhëtuan të ulur në dyshemenë e aeroplanit

Ndryshe

Karriget e rezervuara nuk ekzistonin, udhëtuan të ulur në dyshemenë e aeroplanit

Më: 14 janar 2019 Në ora: 11:38
Udhëtuan të ulur në dyshemenë e aeroplanit

Familjarët nga Birmingham i Anglisë, që kishin blerë biletat për në Menorca të Spanjës, u detyruan të udhëtojnë të ulura në dyshemenë e aeroplanit.

Megjithëse shkuan tri orë përpara, që të sigurojnë se do të ulen së bashku, karriget e rezervuara nuk ekzistonin, por ishte një hapësirë e zbrazët.

“Në aeroplan mbeti vetëm një karrige e zbrazët, në të cilën e ulëm vajzën tonë, ndërsa unë me bashkëshortin qëndruam në dysheme”, ka thënë Paula Taylor.

Udhëtimi prej dy orësh, nuk ishte aspak i përshtatshëm për ta, pasi u detyruan edhe në hanë aty, gjë që e konsideruan të pështirë.

Ende nuk dihet se si u shkaktua kjo ngatërresë e rezervimeve, ndërsa fluturimi nuk rekomandohet të realizohet nëse nuk janë ulur të gjithë dhe kanë mundësi të vënë rripin e sigurisë. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...