Ndodh edhe kjo, martohet me jorganin

Ndryshe

Ndodh edhe kjo, martohet me jorganin

Më: 25 janar 2019 Në ora: 17:23
Pascale Sellick

Një grua është duke planifikuar të martohet me jorganin e saj, për të cilin pretendon se kishte “marrëdhënien më intime dhe më ideale” që ndonjëherë ka pasur.

Pascale Sellick, 49-vjeçe nga Devon, është duke organizuar ceremoninë martesore me ndihmën e organizatorëve që merret enkas për planifikimin dhe organizimin e dasmave.

Artistja që e përshkruan veten si të “egër dhe ekzibicioniste spektakolare”, tashmë i ka dërguar ftesat të gjithë atyre që dëshirojnë të festojnë me të.

Image

“Jorgani im është lidhja më e gjatë më e besueshme dhe më intimja që ndonjëherë kam pasur. Kjo pasi që ka qenë gjithmonë aty për të më dhuruar përqafime. E dua shumë jorganin tim sa që i kam ftuar miqtë dhe familjarët të marrin pjesë në ceremoninë tonë martesore. Do të ketë muzikë, argëtim të pafund dhe ushqim e pije”, ka deklaruar Sellick.

Image

Megjithatë në vend të fustanit të nusërisë, ajo ka vendosur të vesh pizhame, papuçe dhe u ka bërë thirrje edhe të ftuarve që ta bëjnë të njëjtën gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat