Fitoi xhekpotin prej 1.53 miliard dollarësh, fituesi ende s’është shfaqur - Bota Sot
Fitoi xhekpotin prej 1.53 miliard dollarësh, fituesi ende s’është shfaqur

Ndryshe

Fitoi xhekpotin prej 1.53 miliard dollarësh, fituesi ende s’është shfaqur

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Me një biletë në Simpsonvill të Kalifornisë, e cila i ka kushtuar dy dollarë, personi në fjalë ka fituar çmimin më të madh të lotarisë në të gjithë kohërat.

Fituesi i çmimit më të madh të lotarisë në të gjithë kohërat nuk është bërë ende i gjallë në Karolinën e Jugut. Kësisoj, 'gjahu' për personin fatlum vijon.

Numrat e biletës me fat, që mundëson tërheqjen e xhekpotit prej 1.53 miliard dollarësh, u shpallën në muajin tetor, por pronari i saj ende është i panjohur. Megjithatë, rregullat e Karolinës së Jugut janë të qarta: nëse çmimi nuk tërhiqet brenda 180 ditësh, ai do t’i ndahet të gjithë shteteve që kanë marrë pjesë në lotari. Thënë ndryshe, fituesi ka kohë të paraqitet deri më datë 21 prill.

Personi i paidentifikuar, i cili mund të shndërrohet brenda ditës në një miliarder, mund të ketë humbur biletën ose mund të jetë larg. Por qyteza amerikane ende shpreson të arkëtojë 61 milionë dollarë taksa që fituesi do të derdhë në rast se ndodh që ai të paraqitet e të marrë çmimin. Po ashtu edhe shitësi i biletës shpreson shumë për shfaqjen në skenë të personit në fjalë, pasi kur të tërhiqet çmimi ai do të marrë 50 mijë dollarë, që ka thënë se do t’i ndajë me punonjësit e tij.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...