Miliarderi hindus dhuron 5.7 miliardë funte për bamirësi - Bota Sot
Miliarderi hindus dhuron 5.7 miliardë funte për bamirësi

Ndryshe

Miliarderi hindus dhuron 5.7 miliardë funte për bamirësi

Më: 17 mars 2019 Në ora: 19:48
Azim Premji

Ky konsiderohet si donacioni më i madh ndonjëherë në vend. Azim Premji, kryetari miliarder i “Wipro”, po kalon aksione të kompanisë teknologjike me vlerë 7.5 miliardë dollarë për fondacionin e tij bamirës. Manjati i teknologjisë ka dhuruar gjithsej 21 miliardë dollarë për fondacionin “Azim Premji Foundation” përgjatë disa viteve duke përfshirë 67% të aksioneve të “Wipro”, tha fondacioni në një deklaratë.

73-vjeçari konsiderohet personi i dytë më i pasur në Indi. Ai vlerësohet se ka një pasuri me vlerë 18 miliardë dollarë, sipas Indeksit të miliarderëve të Bloomberg. Premji ishte indiani i parë që nënshkroi “Giving Pledge”, një fushatë e filluar nga Warren Buffett me Bill dhe Melinda Gates për të inkurajuar miliarderët në mbarë botën që të japin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi.

“Wipro” u themelua nga babai i Premjit në 1945 si prodhues i vajit të perimeve dhe më pas u kthye në një industri teknologjie në vitet 1980 nën udhëheqjen e manjatit. Që nga ajo kohë, Wipro është rritur duke u bërë një nga kompanitë më të mëdha të shërbimeve informatike të Indisë, me më shumë se 160.000 punonjës në mbarë botën dhe mbi 1.200 klientë në industri duke filluar nga hapësira ajrore deri tek shitja me pakicë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...