Mësoni sa kushton buka dhe prerja e flokëve në dy nga qytetet më të shtrenjta në botë - Bota Sot
Mësoni sa kushton buka dhe prerja e flokëve në dy nga qytetet më të shtrenjta në botë

Ndryshe

Mësoni sa kushton buka dhe prerja e flokëve në dy nga qytetet më të shtrenjta në botë

Më: 20 mars 2019 Në ora: 11:16
Foto

Sipas Anketës Botërore të Kostos së Jetesës 2019, Cyrihu ndodhet në vendin e katërt, derisa Gjeneva është e pesta, përcjell albinfo.ch.

Vendin e parë e ndajnë Singapori, Parisi dhe Hong Kong. “Në përgjithësi gjatë viteve të fundit ne kemi parë qytetet evropiane që kanë shpenzimet më të larta në disa kategori, për shembull për përkujdesjen familjare dhe personale, si dhe rekreacion dhe argëtim”, thuhet në raport, shkruan “Swissinfo.ch”.

“Kjo ndoshta pasqyron një pritje më të madhe se ato qytete ose njerëz në Zvicër në përgjithësi vendosin në shpenzimet diskrecionale (për sendet jo thelbësore)”, thuhet tutje në raport.

“Televizioni, një PC, një abonim për një gazetë apo revistë, çmimi i biletave të kinemasë, biletat e teatrit, restorantet”, janë marrë parasysh në këtë raport.

Qytetet më të lira në anketë ishin Karakas në Venezuelë dhe Damask në Siri, të cilat u gjetën të jenë 85% dhe 75% më lirë se Nju Jorku.

Një kg bukë në Seul kushton më së shtrenjti 15.59 dollarë, derisa në Cyrih është 4.78 $ dhe 6.06 $ në Gjenevë.

Një shishe birre kushton 3.33 dollarë në Nju Jork, 3.25 dollarë në Cyrih dhe 1.54 në Gjenevë.

Prerja e flokëve për gra kushton 210 dollarë në Nju Jork, 74 dollarë në Cyrih dhe 90 në Gjenevë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...