Prodhuesi i Red Bull-it krijon pijën që do iu ndihmojë të flini gjumë

Ndryshe

Prodhuesi i Red Bull-it krijon pijën që do iu ndihmojë të flini gjumë

Më: 8 prill 2019 Në ora: 10:27
Red Bull

Nëse keni probleme me gjumin, ekziston një lloj pije e re që pretendon t'iu ndihmojë me këtë. Madje, ajo është themeluar nga ish menaxheri i 'Red Bull'-it.

‘Red Bull’ posedon moton e dhënies së krahëve, por pija e re ‘Snooze’ pretendon t’ua “shuajë” energjitë, përkatësisht t’iu vë në gjumë.

Pirja është krijuar duke përdorur barëra, duke përfshirë balsam limoni, shije limoni, lulekuqe kaliforniane,dhe karamele mente, të cilat janë gati të përziera me ujë dhe sheqer.

Ajo premton të sjellë gjumë më të qetë, që do të thotë të zgjoheni duke u ndier më të relaksuar.

Por, pija nuk është e lirë në çmim: Nëse doni të provoni ‘Snooze’, çmimi varion në tri euro e gjysmë, sipas uebsajtit të kompanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat