Përzien 1.5 milionë sterlina me ndërresat, por nuk i shpëton aeroportit

Ndryshe

Përzien 1.5 milionë sterlina me ndërresat, por nuk i shpëton aeroportit

Më: 25 prill 2019 Në ora: 21:16
Kur i hapën, panë që brenda ishin hedhur tufa me prerje nga 10 e 20 sterlina

Një 35-vjeçar po përpiqej të shkonte në Dubai me rreth 1.5 milionë paundë të ngatërruara mes rrobave, por u kap nga policia dhe tani pret të bëjë katër vite burg për pastrim parash.

Autoritetet patën dyshime për çantat, kur Satar Khan po përpiqej t’i kalonte te regjistrimi në aeroport.

Kur i hapën, panë që brenda ishin hedhur tufa me prerje nga 10 e 20 sterlina. Pas hetimeve u zbulua që ky person kishte bërë disa udhëtime të tilla.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat