30 vjeçari me Alzheimer -frikë se binjakët e tij mund ta trashëgojnë sëmundjen

Ndryshe

30 vjeçari me Alzheimer -frikë se binjakët e tij mund ta trashëgojnë sëmundjen

Më: 5 maj 2019 Në ora: 14:47
Familja e Daniel Bradbury

Një baba i dy fëmijëve, që besohet të jetë personi më i ri në Britani të Madhe me Alzheimer, ka folur për dhimbjen e tij pasi mësoi se binjakët e tij dyvjeçar, mund të kenë të njëjtën sëmundje mizore.

Daniel Bradbury, i cili është vetëm 32 vjeçar, u diagnostikua me një formë agresive të kësaj sëmundje në shtator të vitit 2017.

Përveç përpjekjeve për të kujtuar gjërat, ai e ka të vështirë të përqendrohet dhe nuk mund t’i marrë binjakët me vete, pasi forca e tij po venitet.

Ai tha për Mail Online: “Është e dhimbshme se si trupi im po dështon dhe të di se nuk mund t’i shoh fëmijët të rriten, ashtu si duhet”.

Daniel i cili jeton në Hucknall, trashëgoi sëmundjen nga babai, i cili vdiq kur ishte vetëm 36 vjeçar.

Kjo do të thotë se ka një shans 50% që binjakët e tij Jasper dhe Lola, mund ta trashëgojnë tani sëmundjen e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat