Toka kurrë më parë s’ka pasur përqëndrim më të lartë të CO2 në atmosferë - Bota Sot
Toka kurrë më parë s’ka pasur përqëndrim më të lartë të CO2 në atmosferë

Ndryshe

Toka kurrë më parë s’ka pasur përqëndrim më të lartë të CO2 në atmosferë

Më: 13 maj 2019 Në ora: 23:15
Foto

Sipas të dhënave nga Observatori Mauna Loa në Hawaii, përqendrimi i CO2 në atmosferë është mbi 415 pjesë për milion (ppm), shumë më i lartë se në çdo moment përgjatë 800,000 vjetëve të fundit, që nga evolucioni i homo sapiens.

Meteorologu Eric Holthaus vuri re këtë gjë të dielën, kur u shkëput nga Institucioni i Oqeanografisë Scripps, i cili mat normat e përditshme të CO2 në Mauna Loa së bashku me shkencëtarët nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Matjet kanë vazhduar që kur programi filloi në vitin 1958 nga Charles David Keeling, sipas të cilit është emëruar Curve Keeling, një grafik që mat rritjen e përqendrimit të CO2 në atmosferë.

“Kjo është hera e parë në historinë njerëzore që atmosfera e planetit tonë ka pasur më shumë se 415 ppm CO2”, tha Holthaus.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...