Vajza që ka alergji ujin - Bota Sot
Vajza që ka alergji ujin

Ndryshe

Vajza që ka alergji ujin

Më: 20 maj 2019 Në ora: 19:39
Ajvi Angerman

Kjo vajzë 18 muajshe është e qeshur dhe lozonjare si gjithë moshatarët e saj, përveçse kur duhet të bëjë banjë.

Ajo është diagnostikuar me Urtikarie Akuagjenike, një alergji shumë e rrallë nga uji që shkakton acarime shumë të rënda të lëkurës.

Mjekët i kanë thënë familjes në Minesota të SHBA-ve se vajza e tyre, Ajvi Angerman, është pacientja më e re në moshë që është diagnostikuar me këtë sëmundje.

Mjekët thonë se kur lahet, Ajvi mund të futet në ujë për vetëm 15 sekonda, përndryshe do t’i digjet lëkura.

Ajo duhet të lahet me ujë të purifikuar, si dhe të jetojë në mjedise me ajër të kondicionuar, ku temperaturat nuk duhet të ngrihen shpesh.

Mjekët nga Majo Klinik, një nga më novatoret në SHBA, po përpiqen të gjejnë një mënyrë që t’ia zbutin simptomat, pasi sëmundja ka gjasa të përkeqësohet me rritjen e moshës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...