Sfida më e re në internet, po “çmend” përdoruesit

Ndryshe

Sfida më e re në internet, po “çmend” përdoruesit

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Një sfidë e re është shfaqur së fundmi në botën e internetit.

Sfida tjetër e radhës, e cila ka filluar të bëjë bujë në rrjetet sociale, është ajo me funksionin e kamerës ‘Panorama’.

Ky funksion po iu mundëson përdoruesve të realizojnë brenda një fotografie ndërprerje sekuencash, duke iu lejuar të fotografuarve të bëjnë lëvizje të ndryshme brenda një fotoje.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur tabloidi i famshëm britanez ‘Daily Mail’ nëpërmjet një videoje të ngarkuar në llogarinë zyrtare në ‘Facebook’.

Megjithëse ende nuk e kemi parë në kryefaqet tona, sfida e re ka potencialin të qëndrojë përkrah ‘Harlem Shake’, ‘Ice Bucket Challenge, e sfidave të tjera që kemi hasur në botën virtuale.

Ndiqeni videon e mëposhtme për të kuptuar më shumë në lidhje me të ashtuquajturën ‘Panorama Challenge’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat