Lind foshnjën në apartament, disa minuta më vonë e braktis në kontejnerin e mbeturinave, kamerat e sigurisë filmojnë tajlandezen - Bota Sot
Lind foshnjën në apartament, disa minuta më vonë e braktis në kontejnerin e mbeturinave, kamerat e sigurisë filmojnë tajlandezen

Ndryshe

Lind foshnjën në apartament, disa minuta më vonë e braktis në kontejnerin e mbeturinave, kamerat e sigurisë filmojnë tajlandezen

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 07:37
Pamje nga ngjarja

Ky është momenti rrëqethës kur një nënë braktis foshnjën e porsalindur në kontejnerin e mbeturinave në Tajlandë.

Gruaja 29-vjeçe e identifikuar si Waraporn kishte sjellë në jetë foshnjën në apartamentin e saj në Samut Prakan, por menjëherë kishte vendosur që ta braktisë

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë duke ndalur motoçikletën në skaj të rrugës, për ta braktisur në kontejnerin e mbeturinave foshnjën e porsalindur.

E sikur kjo të mos mjaftonte, gjithë këtë ngjarje të tmerrshme po e vëzhgonte nga afër djali i saj i madh që ishte me të.

Por, edhe pse një kalimtar rasti ishte afër, ai nuk e kishte vërejtur foshnjën në një qese të plastikës. Megjithatë kishte qëndruar për disa orë në temperatura të larta.

E personi që e kishte gjetur e kishte dërguar me urgjencë në spital, ku pas tretmanit është konstatuar se nuk ka pësuar ndonjë lëndim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...