Formacionet e flishit në Zumaia

Ndryshe

Formacionet e flishit në Zumaia

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 17:58
Zumaia

Flishi është një shkëmb sedimentar i formuar nga depozitimi alternativ i shtresave të holla të lymit dhe gurit ranor, të cilat gjenden pranë vijave bregdetare që u janë nënshtruar ndryshimeve të shpejta të nivelit të  detit.

Ato formohen nën ujë, bashkë me shtresën kontinentale, kur zona i nënshtrohet deformimit të madh strukturor për shkak të ndërveprimit të pllakave tektonike. Derisa pllaka kontinentale shtyhet dhe gufon, shtresat e rrëshqitura të tokës depozitojnë  sedimente.

Deformimi strukturor i shkaktuar nga përplasja e pllakave tektonike shkon deri në atë masë sa që  shtretërit sedimentarë pjerren gati vertikalisht. Me kalimin e kohës, shtresat më pak rezistente ndaj ndikimeve të ambientit rrethanor më shpejt krijojnë brazda paralele në shkëmb.

Një shembull i bukur i flishit mund të gjendet pranë qytetit Zumaia në bregdetin verior të Spanjës. Ky formacion është i pranishëm në plazhin Itzurun dhe shtrihet në një distancë prej rreth 8 km, ndërmjet qyteteve Deba dhe Getaria, me Zumaian që shtrihet në mes. Këta shkëmbinjë janë gjithashtu edhe vargu më i të gjatë i shtresave të shkëmbinjve në botë.

Flishi në Zumaia janë formuar gjatë një periudhe prej 100 milionë vjetësh. Përplasja e pllakave tektonike Iberike dhe evropiane i ka ekspozuar këto sedimente para rreth 50 milion vjetëve.

Shtresat anojnë prej perëndimit kah lindja, kështu që shtresat më të vjetra janë në pjesën perëndimore, ndërsa ato të kohëve më të fundit janë në pjesën lindore. Këto shtresa japin informacion të vlefshëm për historinë e tokës  para 100 dhe 50 milionë vjetëve.

Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat